Zeka: Kryeprokurorja e EULEX-it ka bërë marrëdhënie intime me një politikan
08 qershor 2018
| 14:40
Deputeti i Nismës Socialdemokrate, Milaim Zeka ka befasuar me deklaratat e tij gjatë interpelancës në lidhje me luftën kundër krimit dhe korrupsionit.
Zeka ka thënë se kryeprokurorja e EUELX-it, Isabelle Arnal ka bërë “marrëdhënie intime me një politikan rangut të lartë”,
“Kryeprokurorja zonja Arnal, përveç që ka bërë marrëdhënie me politikan të kalibrit të lartë në një vilë në Brezovicë, i ka thënë futja Fatmir Limajt tu bë lezet në krevat”, ka thënë Zeka.
Kjo ka bërë që kryesuesi i interpelancës, Xhavit Haliti të ia ndërpresë fjalën Zekës.
Por, Zeka ka vazhduar të flas para deputetëve, ku ka akuzuar ndërkombëtarët për krimin dhe korrupsionin në Kosovë.