Zeka kujton ditën kur ushtria franceze kishte bombarduar bazën e UÇK-së në Koshare
Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, pjesëmarrës në betejën e Koshares, Milaim Zeka, ka rrëfyer çaste nga dita e 21 majit e vitit 1999, kur ushtria franceze kishte bombarduar bazën ushtarake në Koshare.
Atë ditë, siç ka shkruar Zeka, shumë ushtarë u vranë dhe shumë u plagosën por që, fatmirësisht, atë ditë i nxorën edhe disa ushtarë të gjallë.
Shkrimi i tij i plotë, pa ndërhyrje:
A po te kujtohet kjo date?
Artim Elmazi, nje ushtar i UÇK se, me pyeti per daten 21 Maj 1999?
Eshte data kur ushtria franceze, bombardoi bazen ushtarake ne Koshare. Shume ushtar te UÇK se u vrane, shume u plagosem. Mbas dy oreve, per fatin e madh, arritem me i nxjerre disa te gjalle.
Respekt per çdo ushtar dhe ushtare te lirise. Respekt per grupin e personelit mjekesor.
Respekt per gjithe komanden e brigades 138, “Agim Ramadani”!