Zeka largohet nga Ballkani, transferohet te Gjilani

20 qershor 2022 | 20:35

Mevlan Zeka është futbollisti më i ri i Gjilanit. Kanal10 mëson se Zeka ka arritur marrëveshje për ndërprerjen e bashkëpunimit me Ballkanin dhe ka gjetur dakordin për të vazhduar karrierën te skuadra e Zekirija Ramadanit.

Zeka ditë më parë kishte vazhduar kontratën edhe për një vit me Ballkanin.

Ai si futbollist i Ballkanit ka shënuar 10 gola dhe ka dhuruar 4 asistime në 42 paraqitje.

Zeka do ti bashkohet Gjilanit në fazën përgatitore në Ohër. Ai si futbollist i Gjilanit do ta mbaj fanellën me numrin 9.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zyra e kryeministrit izraelit, Naftali Bennett njoftoi të hënën se…