Zeka: Luta t’i kthehet Gjilanit, ka kush merret me politika të larta shtetërore
Anëtari i Këshillit Drejtues të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Izmi Zeka, ka ftuar kryetarin e komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, që të merret me punët e komunës dhe jo me politika shtetërore.
Sipas tij, Haziri duhet të merret më çështjen e largimit të punëtorëve shëndetësorë të Qendrës së Mjekësisë Familjare (QKMF) në Gjilan. “Ata punëtorë shëndetësorë punojnë me vite të tërë në këtë institucion të rëndësishëm të komunës së Gjilanit. Andaj kreu i komunës t’i kthehet punës në Komunën e Gjilanit e të lërë politikat e larta shtetërore sepse ka kush merret me to”, ka thënë Zeka për “2LONLINE”.
Zeka, i cili drejton degën e PDK-së në Gjilan ka thënë se kryetari i kësaj komune ka obligim institucional që të ketë përkujdesje të njëjtë për të gjithë qytetarët e Gjilanit.