Zeka: MPB-ja në vazhdimësi është duke punuar për sigurinë e qytetarëve
Këto ditë Ministria e Brendshme u ballafaqua me një sfidë shtetërore e cila mori përmasa të mëdha, sa i përket çështjes së sigurisë lidhur me grabitjet e shumta që u bënë si në afarizëm, ashtu dhe në shtëpi private. Kështu deklaroi zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Izmi Zeka.
Ai tutje ka thënë se MPB-ja është duke punuar në vazhdimësi në kuadër të kompetencave të veta që të bëjë më të mirën për qytetarët e Kosovës. “ Në cilësinë e zëvendësministrit të Punëve të Brendshme u premtoj qytetarëve se MPB-ja si institucion kredibil do të punoj në shërbim të qytetarëve dhe interesit shtetëror. Si deri më tani do të angazhohemi që tu ofrojmë qytetarëve siguri të plotë dhe mirëqenie për të gjithë. MPB-ja me vartësit e saj do të jetë përherë e përqendruar që ti kryej obligimet e veta në harmoni me rekomandimet Evropiane në mënyrë që qytetarët e Kosovës të ndjehen fuqishëm pjesë e integrimeve evropiane. Bashkëpunimi i jonë do të mbështetet fuqishëm në aleat tanë perëndimor dhe Shtete e Bashkuara të Amerikës”, ka thënë Zeka në një prononcim për gazetën “Epoka e re”.