Zeka: Nuk kam marrëveshje me Vëllaznimin
Sulmuesi i njohur Mevlan Zeka e ka mohuar lajmin se është bërë pjesë e Vëllaznimit nga Gjakova.
Ai ka thënë se në pajtim me trajnerin Shkëmbi ka vendosur t’i mbetët besnik skuadrës së Lirisë deri në fund të këtij kampionati.
“Për hire të korrektesës se klubit FC Liria e demantoj lajmin për kalimin tim te klubi i Vëllaznimit. Pavarësisht se kam pasur oferta nga katër skuadra të Superligës së Kosovës, kam biseduar me trajnerin Bledi Shkembin dhe jemi dakorduar që të qëndroj te Liria dhe ta jap maksimumin tim për ketë skuadër deri në përfundim të kontratës time, e cila është deri në fund të këtij sezoni. Vëllaznimit i dëshiroj suksese ketë stinor pranveror dhe respekt të veçantë për Agim Canën”, ka shkruar Zeka.
Redaksia online
(e.r. / epokaere.com)