Zeka: Nuk u përgjigjem protestave të thirrura nga Vetëvendosje
Deputeti i Nismës Socialdemokrate Milaim Zeka nuk pajtohet me ata që po e kritikojnë vetëm presidentin e Kosovës Hashim Thaçi për korrigjim kufiri.
Ai ka thënë se me të njëjtën masë duhet kritikuar kryetari i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës Nexhat Daci i cili, ditë më parë tha se është hisedar i idesë së korrigjimit të kufirit dhe nënkryetari i LDK’së Lutfi Haziri, që pajtohet me bashkimin me Kosovën të Luginës së Preshevës.
Në këtë mënyrë, ai as nuk do të protestojë të shtunën, në protestën e thirrur nga Lëvizja Vetëvendosje, e cila po kundërshton një marrëveshje të mundshme në mes të presidentëve Hashim Thaçi dhe Aleksandar Vuçiq për ndarje të Kosovës.
“S’kam motiv me dalë në protesta. LV s’na ka bërë ftesë. Kjo hipokrizi dhe lojë e ndryrë që po vazhdon mes partive politike nuk mund t’i shitet opinionit”, ka thënë Zeka në “DPT te Fidani” në” T7″.