Zeka: Pacolli po e thotë të vërtetën
17 tetor 2024
| 11:05
Gazetari Milaim Zeka është përfshirë në debatin e deputetit Behgjet Pacolli me qeverinë për telefonatën që i pari i AKR-së ka pasur me Milan Radoiçiqin.
Ai ka thënë se Pacolli është duke e thënë të vërteten për këtë rast.
“Personalisht, në bazë të asaj që e njohë Behgjet Pacollin, lidhur me këtë po e thotë 100 për qind të vërteten. Jo vetëm Albini e Vjosa, po të gjithë liderët politik të Kosovës e kane shfrytëzuar Pacollin për vota e për pare, dhe në fund të ditës e kanë sha. I kam pas thanë Mimoza Kusarit në foltoren e Parlamentit se ajo dhe shumë të tjerë e shohin Pacollin vetëm si bankomat…!!!”, ka shkruar Zeka në “Facebook”.