Zeka: Pacollin e kanë bllokuar në Zvicër, jo për shkak të koronavirusit, por të votës
Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Milaim Zeka, ka thënë se qeveria Kurti, e ka bllokuar deputetin Behgjet Pacolli në Zvicër, jo për shkak të koronavirusit, por të votës për qeverinë e re, e cila pritet të drejtohet nga Avdullah Hoti.
Në këtë kontekst, ai ka kërkuar nga kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani që të ndërhynë në rastin e Pacollit, që t’i mundësohet kthimi në Kosovë pa pasur nevojë të futet në karantinë për 14 ditë.
“Kjo qeveri talibane, tash i ka shpallë luftë Parlamentit. E ka blloku deputetin Behgjet Pacolli ne Zvicër, jo puna e koronavirusit, po puna e votës”, ka shkruar Zeka në llogarinë e vet në “Facebook”
Postimi i plotë i Zekës:
Pse po na qet faqen e zezë kjo qeveri?!
Pse nuk ndërhynë Vjosa Osmani?!
Reagim për bllokimin e Pacollit
Na bani horë para krejt botës. Na prishi me të gjithë miqtë ndërkombëtarë për punën e taksës, pastaj edhe e heqi, edhe nuk e heqi.
Lufte me rrethoja. Si kmerët e kuq ne Kamboxhia, që hidhnin nga dritaret shporeta e frigorifer, sepse “ishin vepër e borgjezisë”!
Kjo qeveri talibane, tash i ka shpallë luftë Parlamentit. E ka blloku deputetin Behgjet Pacolli ne Zvicër, jo puna e koronavirusit, po puna e votës.
Një veprim të tillë barbar, nuk mundesh me e gjet as në vendet ma diktatoriale. Po ma shumë se këta po me habitë mosreagimi i kryetares te Kuvendit, Vjosa Osmani, pse jo, edhe gruaja e ambasadorit amerikan!
Për këta qe Albini ua ka shpërla trurin: A e dini ju që lideri juaj shpirtëror ka lejuar me hy në Kosovë 30 mjekë serbë, të cilët as nuk kanë hy në karantinë, as nuk kanë licenca të punës?!
Ju që po thoni se çka ka lidhje që është deputet?!