Zeka pasi mori çmimin ‘Ylli i javës’: Suhareka do të bëjë bujë në futbollin e Kosovës

20 gusht 2024 | 12:42

Federata e Futbollit të Kosovës dhe sponsori i Superligës, Albi Mall, po vazhdojnë të ndajnë çmimin “Ylli i javës”. Ky çmim për javën e dytë i ka takuar futbollistit të FC Suharekës, Mevlan Zeka.

Vlerësimi i më të mirit të javës është bërë nga komisioni i veteranëve të futbollit në përbërje: Milaim Humolli, Nail Kodraliu dhe Agim Xhakolli. Zeka e fitoi këtë çmim pasi realizoi dy gola, duke i siguruar fitoren e parë ekipit të tij debutues në Superligë, FC Suharekës, ndaj Dukagjinit (3-1).

“Së pari, falënderoj komisionin për vlerësimin si më i miri i javës. Kjo ishte një fitore historike për klubin e Suharekës, pasi është një skuadër e re që po merr pjesë në Albi Mall Superligën e Kosovës. Duhet të kemi kujdes në çdo ndeshje, pasi Superliga është një nivel shumë më të lartë se Liga e Parë dhe kundërshtarët dinë të ndëshkojnë në çdo moment. Momenti i golit në minutën e 50-të ishte i duhuri dhe më pas e menaxhuam lojën mirë. Suhareka është një skuadër e organizuar mirë, edhe pse e re, brenda ka lojtarë me shumë përvojë dhe besoj se këtë vit do të arrijmë objektivat e klubit. Shpresoj që Suhareka edhe në të ardhmen do të bëjë bujë në futbollin e Kosovës”, ka thënë Zeka për faqen zyrtare të FFK-së.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Futbolli është gjithmonë në zhvillim dhe kompeticioni më prestigjioz i…