Zeka: PDK-ja më frikësohet vetëm mua
15 shtator 2019
| 15:18
Kryetari i Partisë Euroatlatnike, Milaim Zeka, ka thënë se PDK ka nisur të lëshojë para të mëdha në tregun politik të Kosovës, duke blerë edhe kandidatë e partive tjera.
Zeka thënë se Gëzon Gashi ka shkuar sot në PDK te Ramiz Lladrovci i joshur nga paratë e krimit dhe korrupsionit.
“PDK ka futur para të mëdha. Po bën pazare. Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli më së shumti më frikësohen mua në Drenicë”, ka thënë Zeka për “Express”.