Zeka: PDK-ja po rikthehet fuqishëm në skenën politike të Gjilanit
Anëtari i Këshillit Drejtues të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) dhe ish-kryetari i degës së kësaj partie në Gjilan, Izmi Zeka, ka thënë se zgjedhjet në Rininë Demokratike kanë treguar se partia e drejtuar nga Kadri Veseli do të rikthehet fuqishëm në këtë komunë.
“Zgjedhjet në Rininë Demokratike të Gjilanit treguan se PDK-ja po rikthehet fuqishëm në skenën politike të qytetit. Tani kemi një strukturë të qëndrueshëm më kuadro të rinj që janë shpresa e vetme e Gjilanit”, është shprehur Zeka.
Ai ka thënë se pas zgjedhjeve në Rininë Demokratike do të fillojnë zgjedhjet në Gruan Demokratike për të vazhduar me Partinë Demokratike të Kosovës në Gjilan.
“Dekada e Re ka një mision që ndryshimet dhe integrimet t’i shoh pjesë e kompletimit dhe zhvillimit të qytetit tonë në sferën e kapërcimit nga një qytet i harruar në një qytet urban e zhvillimore. PDK-ja me këto zgjedhje do të përçoj mesazhin e reformimit të saj me kualitete të meritokracisë dhe ndryshimeve që janë pjesë e dekadës së re dhe afirmitetit shtetëror të Kosovës”, ka thënë Zeka.
Sipas tij, Gjilani e do PDK-në në qeverisje me mentalitetit rinor dhe se zgjedhjet e brendshme do të reflektojnë këtë maksimë.