Zeka për formimin e partisë së re: Jemi grup me njerëz që s’mund të quhen ‘’hajdutë’’

03 qershor 2019 | 20:09

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Milaim Zeka, ka paralajmëruar se është duke themeluar një parti të re, për t’ju futur garës së ardhshme zgjedhore.

Ai në “Info Magazine” të Klan Kosovës tregoi edhe arsyet pse mori këtë iniciativë për të shtuar edhe një tjetër subjekt politik në Kosovë.

“Për me i dhënë hapësirë qytetarëve të Kosovës për të zgjedhur më mirë. Mendoj që vetëm diaspora është shpëtim i këtij vendi”.

“Nëse shkojmë në zgjedhje, më së largu 25 qershori do të jetë promovimi i partisë më të re politike dhe mund të futemi në zgjedhje. Jemi një grup i madh që në terminologji nuk mund të quhen hajdutë. Jemi konsultuar në Londër, jemi këshill konsultativ. Kam qenë në konsulta me luftëtarë të Kosovës të cilëve iu vjen rëndë që lista e veteranëve është e fryrë”, ka thënë Zeka.

“Mos të lavdërohemi me gënjye. Janë me mijëra njerëz, janë plot degë të të gjitha partive politike që kanë kërkuar të shkrihen tek unë duke filluar nga Drenica, e në mënyrën më madhështore më kanë pritur në Gjakovë”, është shprehur Zeka.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ngriti aktakuzë kundër të…