
Zeka për zhgënjimin e ShBA-së: Kosova po rrëshqet në drejtim të gabuar
Ish-zëvendësministri i Punëve të Brendshme (MPB) nga radhët e PDK-së, Izmi Zeka ka thënë se deklarata e Departamentit të Shtetit në lidhje me vendimin e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti për targat është shqetësuese.
Sipas tij, kjo deklaratë paraqet rrezik për ftohjen e raporteve të ShBA-së me Kosovën.
“Departamenti Amerikan i Shtetit përmes një konference direkte nga Uashingtoni të zëdhënësit Ned Price, lëshoi edhe një deklaratë që për mua është mjaftë shqetësuese dhe jo vetëm kaq, por edhe rrezik i riballancimit dhe ftohjes së ShBA-së me Kosovën. Në konferencë për shtyp zëdhënësi Ned Price foli për vendimin e Qeverisë së Kosovës për targat. Ai theksoi po citoj: ‘Ne kërkojmë shtyrje të plotë të vendimit për targat. Ne nuk kërkojmë shtyrje të pjesshme. Nuk na duhet implementimi me faza’. Nuk do të bëjë analizë. Por si duket po rrëshqasim në drejtim të gabuar”, ka shkruar Zeka në llogarinë e vet në “Facebook”.