Zeka: Shoku i klasës së Thaçit ka përgatitur dëshmitarë për të dëshmuar kundër tij

31 mars 2025 | 14:00

Gazetari Milaim Zeka ka hedhur dyshime se Faik Imeri, shoku i klasës së ish-presidentit Hashim Thaçi, ka përgatitur dëshmitarë për të dëshmuar kundër tij dhe ish-krerëve të tjerë të UÇK-së në Hagë.

Madje, Zeka ka thënë se audioincizimet e përgatitjes së dëshmitarëve ia ka treguar emisarit special të ShBA-së për misione të veçanta, Richard Grenell.

“Kam shku në Tiranë dhe kam pasur një takim me Richard Grenell. Ka qenë edhe një shqiptar nga Londra. Kur e ka dëgjuar një video-incizim Grenelli, të cilin ia kam treguar i marr nga Prokuroria Speciale, ai me të vërtetë është shokuar. Ky adio-incizim përmban mënyrën e përgatitjes se si një agjent i lartë i BIA-s serbe, e që për fatin e keq është shqiptar, nga Drenica, shok i klasës me Hashim Thaçin, Faik Imeri, e ka përgatit Halit Sahitajn dhe shumë e shumë dëshmitarë kundër Thaçit dhe të tjerëve. Njeri i cili ka mësuar në detaje se çfarë të deklarojë para Prokurorisë kundër ish-krerëve të arrestuar në Hagë”, ka thënë Zeka për emisionin “Kosova Today”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka pëkujtuar ish-luftëtarin e UÇK-së,…