Zeka: Sjellja e politikes në raport me ShBA-në po i dëmton interesat strategjike të Kosovës
Anëtari i Këshillit Drejtues të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Izmi Zeka, ka thënë se
sjellja e politikes vendore në raport me ShBA-në është duke i dëmtuar interesat afatgjate strategjike të Kosovës.
Zeka nëpërmjet llogarisë e vet në “Facebook” ka kërkuar nga lidershipi institucionalë e partiakë që të mos luaj me perspektivën e fëmijëve dhe të ardhmen e shtetit.
“Sjellja e politikes kosovare në raport me SHBA-në po dëmton i interesat afatgjate strategjike. Edhe për këtë çështje dikush do të mbetët përgjegjës. Por a mjafton vetëm përgjegjësia kur Kosova me brishtësinë e saj dhe sjelljet e saj sidomos me miqtë tanë Amerikan gradualisht po humb fuqinë integruese por edhe mbështetjen që e kishte më herët”.
“Nuk mjafton vetëm daljet në TV apo portale për të kamufluar atë që ka ndodhur viteve të fundit në raportet ShBA- Kosovë. Mos luani me perspektiven e fëmijëve dhe të ardhmen e shtetit tonë më të ri siç është Kosova. Më e njerëzishmja është tu shpjegoni qytetarëve se deri në çfarë shkalle të komunikimit apo moskomunikimit gjendemi ne institucionet e Kosovës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, ka shkruar Zeka.
/Epoka e re/