Zeka: Të gjithë kriminelët duhet të përballen me fuqinë e ligjit
Zëvendësministri i Punëve të Brendshme (MPB), Izmi Zeka, ka vlerësuar se të gjithë kriminelët duhet të përballen me fuqinë e ligjit.
Duke përkujtuar masakrën e 3 dhe 4 shkurtit të vitit 2000 në Mitrovicë, Zeka ka thënë se duhet të përfundojë historia e kriminelëve dhe njerëzve që marrin direktiva nga Beogradi.
“Të gjithë kriminelët duhet të përballen me fuqinë e ligjit pa dallim Nuk duhet harruar natën e 3-4 shkurtit të vitit 2000 kur kishte përfunduar lufta, nga ku filloi represioni dhe brenda një kohe të shkurtër u larguan me dhunë 11.364 qytetarë nga Mitrovica Veriore duke i deportuar në pjesën jugore. Përveç kësaj në mes këtyre dy ditëve u vranë 10 shqiptarë nga kriminelët serb të asaj pjese. Ishin plagosur një numër i madh i qytetarëve”.
“Andaj sot shteti i Kosovës respektivisht prokuroria e Kosovës dhe gjykatat duhet t’i nxjerrin vrasësit e 10 shqiptarëve dhe të plagosurve para gjyqit e të cilët ende shëtisin të lirë . Gjithë këta qytetarë që janë deportuar me forcë duhet të kthehen në shtëpitë e tyre në pjesën veriore të Mitrovicës qoftë edhe me forcën e ligjit. Duhet të përfundoj më historia e kriminelëve dhe njerëzve që me direktiva të Beogradit të bëjnë politikat institucionale në pjesën veriore të Kosovës. Të gjithë kriminelët duhet të përballen me fuqinë e ligjit pa dallim”, ka shkruar Zeka në llogarinë e vet në “Facebook”.
/Epoka e re/