Zeka transferohet në Portugali
Talenti i Shqipërisë U-21, Agim Zeka është transferuar në Portugali, ku do të vijojë karrierën te skuadra e Varzim, në Kategorinë e Dytë. Sulmuesi anësor, pas një aventure të shkurtër te Skënderbeu, u transferua verën e kaluar te Lille, ku luajti me ekipin e dytë deri në muajin dhjetor.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi portugez, që tha se Zeka tashmë është në dispozicion të trajnerit dhe ka nisur stërvitjen.
“Kam vetëm një ditë në këtë klub por mbështetja që kam marrë është shumë e madhe. E di shumë mirë situatën aktuale të skuadrës dhe jam këtu për ta ndihmuar të ngjitet sa më shumë në klasifikim. Jam këtu për të dhënë 100 %”, thekson Zeka në faqen zyrtare të klubit.
Aktualisht Varzim mban vendin e 17 në kampionatin portugez dhe është shumë pranë zonës së ftohtë duke rrezikuar seriozisht rënien në Kategorinë e Tretë.