Zeka tregon se a do ta jap votën për ta rrëzuar Qeverinë Haradinaj
08 korrik 2019
| 23:54
Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Milaim Zeka, ka bërë të ditur se është i gatshëm që ta jap votën për rrëzimin e Qeverisë Haradinaj.
Ai ka thënë se votën për rrëzim të qeverisë do ta jap vetëm nëse ai kërkon Lëvizja Vetëvendosje!.
“Unë votën e jap vetëm nëse ma kërkon VV ose PSD. Partive tjera nuk do t’ia jap, LDK-së e partive tjera”, ka thënë Zeka.
Zeka, që ditë më parë ka themeluar Partinë Euroatlantike të Kosovës, ka thënë në televizionin “T7”, se votën LDK-së nuk ia jep sepse, sipas tij Isa Mustafa nuk i ka mbajtur premtimet e dhëna.
“ Ai (Isa Mustafa) ka thënë se nuk bënë koalicion me PDK-në, por ai pikërisht me këtë parti ka bërë koalicion”, ka thënë Zeka.