Zeka: Vendet perëndimore godasin rëndë LDK-në dhe Vetëvendosjen

16 dhjetor 2018 | 16:33

Deputeti i Nismës Socialdemokrate, Milaim Zeka, ka thënë se vendet perëndimore kanë goditur rëndë Lidhjen Demokratike të Kosovës dhe Lëvizjen Vetëvendosje pas përkrahjes që i kanë dhënë miratimit të rezolutës për dialogun nga deputetët e Kuvendit, me përjashtim të dy partive opozitare dhe Listës Serbe.

“Ulja e VV-së në prehrin e LDK-së, do të bëjë shkatërrim të dyanshëm. Elektorati i VV-së se nuk e duron LDK-në, po edhe ai i LDK-së se nuk e duron VV-në. VV -ja nuk ka pasur vetëm sulme politike në drejtim të LDK-së, po edhe fizike deri me molotov”, ka shkruar Zeka në llogarinë e vet në “Facebook”.

Postimi i plotë i Zekës

Vendet perëndimore godasin rëndë LDK-në dhe VV-në

Pas miratimit të rezolutës për dialog nga Kuvendi i Republikës së Kosovës, pothuajse te gjitha vendet perëndimore e kanë përshëndetur këtë vendim.

Kjo, në mënyrë automatike nënkupton nokaut diplomatik për LDK-në, por edhe për VV-në, e cila edhe nuk e ka fortë dert për këto relacione. VV-ja terë doktrinën e vet politike e ndërton mbi teorinë e Enver Hoxhës, “ne qëndrojmë me forcat tona”, “edhe barë hamë, po nuk dorëzohemi”, ama si duket “zecat” e Bujar Bukoshit të dërguar në LDK, e kanë zhvendosur këtë parti nga relacionet e saja të mira me perëndimin.

Ulja e VV-së në prehrin e LDK-së, do të bëjë shkatërrim të dyanshëm. Elektorati i VV-së se nuk e duron LDK-në, po edhe ai i LDK-së se nuk e duron VV-në. VV -ja nuk ka pasur vetëm sulme politike në drejtim të LDK-së, po edhe fizike deri me molotov. Nëse krerëve (disave) të LDK-së se ju ka prishë navigacioni i memories, elektorati nuk harron.

LDK-ja prej themelimit të saj e deri me sot nuk ka qëndruar ma keq politikisht dhe ma e papërgjegjshme.

Hajmalit e Burdushit të shkruara për disa zyrtar të lartë të VV-së, si duket janë shndërruar në sehire keqbërëse të LDK-së. Etja për pushtet, po sidomos lufta për t’i mbuluar përçarjet e brendshme të kësaj partie, e kanë zhgënjyer përfundimisht elektoratin e saj, i cili nuk ka pritur që LDK-ja do ike nga përgjegjësia historike rreth dialogut me Serbinë, të cilin nuk e udhëheq presidenti Thaçi, as delegacioni qeveritar, po vetëm Amerika dhe Evropa. Delja që ndahet nga kjo kope, dijeni që e hanë ujku…!!!

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Skuadra e Chelseat ka shënuar fitore pas shumë mund në…