Zekaj: Jam krenar që kam zgjedhur Kosovën
Ish-kapiteni i Serbisë U17, Arton Zekaj ka vendosur që të përfaqësoj Kosovën. Ai është pajisur me pasaportë të Kosovës dhe i bashkohet Përfaqësues U21, derisa debutimi i tij do të ndodh në muajin shtator, pasi tash është iu lënduar dhe nuk do të jetë në dispozicion të trajnerit Rafet Prekazi.
Futbollisti i skuadrës së Lille, Arton Zekaj është pajisur me pasaportë të Kosovës dhe do të jetë pjesë e Përfaqësues së Kosovës U21 në futboll.
“Ne i jemi mirënjohës të gjithë atyre që kanë punuar dhe që e kanë ngritur në këtë nivel Artonin, por edhe menaxherit Milan Kesiç, i cili na ka përkrahur që ta realizojmë dëshirën që Artoni të luaj për Kosovën. Kjo pa dyshim do t’i ndihmoj të rritet edhe më tutje profesionalisht”, ka thënë babai i futbollistit, Din Zekaj. Ndërsa kryetari Agim Ademi i dëshiroi mirëseardhje Artonit në folenë ‘Dardane’ dhe e falënderoi atë për vendimin e marrë që ta përfaqësojë Kosovën, duke e realizuar në këtë mënyrë dëshirën e prindërve dhe të familjes së tij të gjerë, por edhe të shumë tifozëve. Ademi ka shtuar se paraqitjet e mira të ekipit përfaqësues kanë bërë jehonë kudo dhe Kosova po vlerësohet si storie e suksesit, derisa edhe përkrahja e popullit dhe e institucioneve është maksimale. E kjo ka ndikuar edhe te futbollistët shqiptar kudo që janë që të kenë dëshirë të madhe për ta përfaqësuar vendin e origjinës së tyre. Në fund, presidenti Ademi ia ka dhuruar Arton Zekajt një fanellë të Përfaqësues, të cilën ai do ta veshë për ekipin U21 që nga ndeshjet e muajit shtator, ngase për dy ndeshjet e qershorit kundër Andorrës dhe Turqisë nuk do të mund të jetë në shërbim të përzgjedhësit Rafet Prekazi për shkak të lëndimit.
Ndërsa vetë futbollisti ndihet krenarë për vendimin e marrë që të bëhet pjesë e Përfaqësues U21. “Për mua është krenari e madhe që e kam zgjedhur Kosovën dhe që do ta veshë këtë fanellë, pasi në këtë mënyrë do t’i bëj krenar prindërit e mi, familjen time dhe krejt popullin e Kosovës, e gjithashtu edhe një njeri të madh që më nuk është në mesin tonë – legjendën, Fadil Vokrri”, ka thënë Zekaj, duke shtuar: “I kam shikuar të gjitha ndeshjet e Kosovës dhe jam shumë i lumtur me lojërat dhe rezultatet që i kanë treguar djemtë tanë. Ajo që më pëlqen më shumë te Kosova është fakti që të gjithë luajnë si grup dhe që luajnë me zemër, derisa tifozët janë fantastik. Me një fjalë krejt populli është përkrah ekipit kombëtar. Pres që do të arrijmë të kualifikohemi në Evropian, por mbetet të shohim si do të shkojnë gjërat”.
/Epoka e re/