Zekaj mbetet pa medalje në Lojërat Mesdhetare

01 korrik 2022 | 15:35

Shpat Zekaj është eliminuar nga Lojërat Mesdhetare që po mbahen në Oran të Algjerisë.

Xhudisti kosovar u mposht nga kroati Marko Kumric me IPPON brenda një minuti. Kështu, ai mbetet pa medalje në këto Lojëra Mesdhetare.

Shpati Zekaj në raundin e parë triumfoi ndaj italianit Enrico Bergamelli. Por, në çerekfinale u mposht nga nënkampioni i botës, Aleksandar Kukolj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në mungesë të deputetëve, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk…