Zekiqi, lojtari i javës në Superligë
03 shkurt 2020
| 14:09
Në bazë të sistemit automatik të statistikave që mirëmbahet nga kompania Kutia, basketbollisti më i mirë i javës së 24-të në Superligën e Kosovës në basketboll është zgjedhur Samir Zekiqi i Golden Eagle Yllit.
Zekiqi shënoi 24 pikë, kishte tetë kërcime dhe dy asistime në derbin ndaj Rahovecit, ku Ylli shënoi fitore me rezultat 88:84.
Lojtari i javës zgjedhet nga Kutia në bazë të pikëve, kërcimeve, asistimeve, topave të vjedhur dhe efektshmërisë.
Ndërkohë, top-5 shënuesit më të mirë të javës së 24-të në Superligën e Kosovës në basketboll janë: Stevie Clark i Bashkimit me 33 pikë, Tamas Bruce i Lipjanit me 32, Ty Nichols i Ponte Prizrenit me 30, Alante Fenner i Trepçës me 27 dhe Jordan Johnson i Sigal Prishtinës me 25.