Zekolli dhe Jakupi emërohen nënkryetarë të KB Sigal Prishtina
KB Sigal Prishtina ka emëruar nënkryetar të klubit, Ferit Zekollin dhe Shkumbim Jakupin.
Klubi kryeqytetas beson se do të përfitojë nga përvoja e dy afrimeve të reja në klub.
“Presidenti i klubit Burim Maraj ka propozuar Ferit Zekollin dhe Shkumbin Jakupin për nënkryetarë të Bordit Drejtues të Prishtinës. Propozimin e Marajt e mirëpritën dhe e votuan anëtarët tjerë të Bordit. Me këto dy afrime klubi ynë beson se do të përfitojë nga përvoja e tyre dhe dashuria e angazhimi për klubin. Ferit Zekolli, legjenda e basketbollit të Kosovës dhe jo vetëm. Ish-qendra dominuese e disa skuadrave kosovare e kroate, me përvojën e tij të madhe si basketbollist e gjithashtu edhe si ish-udhëheqës i FBK-së do të jetë ndihmesë e madhe për klubin tonë. Shkumbin Jakupi, ish-basketbollist dhe ndërmarrës shumë i suksesshëm në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Me përvojën e tij në basketboll, biznes e kinematografi do të na sjellë risi në mesin tonë”, thuhet në njoftimin e klubit kryeqytetas.
/Epoka e re/