Zelanda e Re do të dërgojë 120 ushtarë në Britani për trajnimin e trupave ukrainase

15 gusht 2022 | 12:05

Zelanda e Re do të dërgojë 120 ushtarë në Britani të Mdhe për të ndihmuar në trajnimin e ukrainasve në luftimet e vijës së parë.

Dislokimi do të mundësojë dy ekipe trajnimi të këmbësorisë që të pajisin rreth 800 personel ukrainas me aftësitë thelbësore për të qenë efektiv në luftim, duke përfshirë trajtimin e armëve, ndihmën e parë luftarake, ligjin operacional dhe aftësi të tjera, tha qeveria, shkruan “Aljazeera”.

Kryeministrja e Zelandës së Re, Jacinda Ardern, gjatë një konference për media, ka thënë se trupat zelandeze nuk janë përfshirë dhe nuk do të angazhohen në luftime në Ukrainë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Vijojnë tensionet në detin Egje. Mediet greke shkruajnë se Turqia…