Zelanda e Re fiton betejën ndaj koronavirusit
04 maj 2020
| 14:04
Në Zelandën e Re sot nuk është raportuar as edhe një rast i ri me koronavirus, për herë që nga 25 marsi kur në këtë vend janë vënë masat e ashpra të izolimit.
Drejtori i drejtorisë për shëndetësi, Ashley Bloomfield, ka deklaruar gjatë një konference për mediat se kjo është një arsye e fortë për të festuar.
Ai theksoi faktin se numri i përgjithshëm i të vdekurve nga COVID-19 në këtë vend, është vetëm 20.
“Kjo është dita e parë jo vetëm që nuk ka raste të reja të prekurve me COVID-19, por dëshirojmë që edhe ashtu të mbetet në ditët e ardhshme. Është rezultat i përpjekjeve tona”, ka shtuar Bloomfield.
Në Zelandën e Re gjatë javës së kaluar janë zbutur masat e rrepta që për më shumë se një muaj ishin aplikuar duke mbyllur shkollat, zyrat, qendrat tregtare, restorantet dhe këndet e lojërave./gazetashqip/