Zelanda e Re i kërkon Kosovës largimin e pamjeve të sulmit në Kristçërç
28 mars 2019
| 16:34
Zelanda e Re ka kërkuar nga Policia e Kosovës, që t’i largojë pamjet online të sulmit që ka ndodhur në Kristçërç javë më parë.
Në një komunikatë për medie të Policisë se Kosovës është thënë se “Zelanda e Re është duke bashkëpunuar me partnerë vendorë dhe ndërkombëtarë, përfshirë edhe Policinë e Kosovës, që t’i largojë pamjet online në lidhje me sulmin”.
Ndër të tjera në këtë shkresë, pamjet e sulmit janë cilësuar ”të kundërligjshme dhe të pakëndshme sipas ligjit të Zelandës së Re”.
Më 15 mars një 28-vjeçar nga Australia, ka kryer sulme në dy xhami në Zelandën e Re, duke lënë të vdekur 50 persona.
Sulmuesi i xhamive e ka transmetuar drejtpërdrejt në rrjetin social, Facebook aktin e tij. /Rel/