
Zelanda e Re kualifikohet në Botëror
24 mars 2025
| 16:39
Zelanda e Re e ka siguruar kualifikimin në Kampionatin Botëror të Futbollit që mbahet vitin tjetër. Në finale të kualifikimeve të Oqeanisë, Zelanda e Re të hënën e mposhti Kaledoninë e Re me rezultatin 3:0.
Ndeshja u zhvillua në Zelandë të Re para 25 mijë shikuesve. Në gjysmëfinale të kualifikimeve, Zelanda e Re fitoi 7:0 ndaj Fixhit, ndërsa Kaledonia e Re mposhti Tahitin me rezultatin 3:0. Për herë të parë Oqeania ka pasur një vend të rezervuar në kualifikimet për Botëror.
Kualifikimet në Oqeani nisën në shtator të vitit të kaluar. Vetëm edhe Japonia e ka siguruar kualifikimin. Kanadaja, Meksika dhe ShBA-ja kualifikohen si nikoqire.