Zelanda e Re lehtëson rregullat për maska
Maskat e fytyrës nuk janë më të detyrueshme në transportin publik, në pjesën më të madhe të Zelandës së Re, pasi numri i rasteve me koronavirus vazhdon të bie.
Nga mesnata e së mërkurës, maskat do të kërkohen vetëm në Auklland, epiqendrën e shpërthimit të fundit të koronavirusit, dhe në aeroplanë.
Zelanda e Re është vlerësuar gjerësisht për trajtimin e pandemisë dhe jeta e përditshme atje është kthyer kryesisht në normalitet në muajin qershor, por virusi është rishfaqur në Auklland në gusht.
Ky qytet, më i madhi në Zelandën e Re, i është rikthyer izolimit të përkohshëm.
Autoritetet thanë se mbulimi i fytyrës nuk është i nevojshëm për publikun e gjerë, pasi nuk ka prova të transmetimit të koronavirusit në komunitet, tash e dhjetë ditë.
Në total, Zelanda e Re ka konfirmuar 1 468 raste me koronavirus dhe 25 viktima.
Sipas të dhënave të Institutit Johns Hopkins, koronavirusi ka prekur mbi 31.8 milionë njerëz në të gjithë botën.
Prej tyre, mbi 976 000 kanë vdekur dhe afro 22 milionë janë shëruar./rel/