Zelanda e Re raporton raste me Covid-19 pas më shumë se 100 ditëve
Kryeministrja e Zelandës, Jacinda Ardern, ka konfirmuar katër raste me koronavirusin, rastet e para pas 102 ditëve.
Duke u adresuar në një konferencë për media, Ardern tha se katër infeksionet lokale janë raportuar në vend.
Rastet e reja të koronavirusit u raportuan pas 102 ditëve pa asnjë infeksion lokal të regjistruar.
Ardern tha se duke filluar nga dita e nesërme, autoritetet kanë paralajmëruar një bllokim alarmues të nivelit të tretë në kryeqytet.
Zelanda e Re deri më tani ka regjistruar gjithsej 1 570 raste me Covid-19, përfshirë 22 vdekje.
Ardern tha se për të zbatuar bllokimin alarmues të nivelit të tretë, banorët e Auckland-it do të qëndrojnë në shtëpi, me përjashtim të “punonjësve të shërbimeve thelbësore”.
Pjesa tjetër e vendit do të jenë nën një bllokim alarmues të nivelit të dytë.
Ardern kërkoi që shkollat, ambientet publike, baret, restorantet dhe bizneset të mbyllen nga mesi i ditës së nesërme.
Më parë, në muajin mars, Zelanda e Re imponoi një bllokim alarmues të nivelit të katërt dhe u transferua në nivelin e tretë më 27 prill. Me raste aktive thuajse zero, vendi u zhvendos në nivelin e dytë më 13 maj dhe në nivelin e parë më 9 qershor./tch/