Zelenski shtron iftar për luftëtarët myslimanë
Ishte hera e parë që presidenti Zelenski merrte pjesë apo edhe organizonte një Iftar, në muajin e shenjtë të Ramazanit, dhe këtë e bëri për ushtarët ukrainas, ata myslimanë, që agjërojnë, por edhe luftojnë.
Gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit, për 30 ditë, besimtarët heqin dorë nga ushqimi dhe pija, nga lindja në perëndim të diellit. Por për këta luftëtarë, që çdo ditë, çdo orë, e kalojnë në frontin e luftës, beteja është e shumëfishtë.
Pasi i falënderoi për përkushtimin e tyre dhe vetësakrifikimin për çdo ditë në betejë me armikun, presidenti Zelenski, foli edhe për situatën në rajonin e aneksuar të Krimeas, me Ukrainën sipas tij, që pritet të nisë një kundërofensive të fortë në javët në vijim apo edhe në maj, për të zmbrapsur rusët nga ky territor.
“Nisëm një traditë të re në Ukrainë, Iftarin me nivelin zyrtar, bashkë me luftëtarët tanë myslimanë, heronjtë tanë, që janë sot këtu me ne. Bashkë me Mejlis, organizatën e tartarëve të Krimeas dhe me popullin tartar, sikurse edhe me përfaqësuesit e komunitetit mysliman në Ukrainë. Sot ne po tregojnë vlerat e Ukrainës për këdo, për çdo komunitet fetar. Fatkeqësisht, toka e Krimeas është nën flamurin tringjyrësh rus, nën pushtetin djallëzor. Poshtërim, represion, vrasje, luftë. Çlirimi i Krimeas, nuk ka alternativë tjetër, jo për Ukrainën dhe për të gjithë botën”, tha presidenti.