Zelensky: 901 bombardime dhe sulme të forta me armatim të rëndë nga Rusia në pak orë

20 prill 2025 | 19:12

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka dalë me raport mbi zhvillimet në fushëbetejat, duke thënë se trupat ruse s’janë ndaluar me sulme as në ditën që si rusët, ashtu edhe ukrainasit, po festojnë Pashkët.

Ai ka shkruar në rrjetin social X se që nga orët e hershme të së dielës deri në orën 16:00, janë regjistruar 46 sulme në drejtime të ndryshme, e 901 bombardime janë shkaktuar.

Sipas Zelenskyt, 448 sulme janë kryer nëpërmjet armatimit të rëndë ushtarak, derisa janë dokumentuar mbi 400 raste të përdorimit të dronëve FPV nga trupat ruse.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dorëheqja e Albin Kurtit nga pozita e kryeministrit dhe dorëheqjet…