
Zelensky arrin në Londër, pritet të takohet me kryeministrin Stramer
01 mars 2025
| 14:05
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka arritur në Mbretërinë e Bashkuar pas një dite jo të mirë që kishte kaluar në Shtëpinë e Bardhë të premten.
Siç raporton “Sky News”, aeroplani i Zelenskyt ka arritur në Aeroportin e Londrës dhe sot pas dite presidenti ukrainas pritet që ta takojë kryeministrin britanik, Keir Stramer.
Të dielën do të mbahet edhe takimi i liderëve evropianë në Londër me ftesë të Starmer. Të ftuar janë Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen, Sekretari i Përgjithshëm të NATO-s Mark Rutte dhe Presidentin e Këshillit Evropian António Costa.