Zelensky bisedoi me Macronin
01 prill 2022
| 16:56
Kryeministri i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka njoftuar se ka biseduar me homologun e tij francez, Emmanuel Macron.
Gjatë bisedimeve, të dy liderët kanë diskutuar për procesin e negociatave, rëndësinë e garancive të sigurisë dhe sigurimin e korridoreve humanitare nga qyteti port i Mariupolit, ka thënë Zelensky.
Biseda ndërmjet Zelenskyt dhe Macronit vjen pasi bisedimet e paqes midis Ukrainës dhe Rusisë rifillojnë sot, vetëm disa ditë pasi të dyja palët u takuan në Turqi, për bisedime ballë për ballë.
Më herët gjatë ditës, ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov, duke folur në një konferencë shtypi në kryeqytetin indian, Nju Delhi, tha se ende nuk janë paraqitur “planet e miratuara” pas bisedimeve midis Ukrainës dhe Rusisë.