Zelensky: Boris Johnsoni po na ndihmon më shumë se liderët e tjerë

28 mars 2022 | 08:18

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy ka lavdëruar Boris Johnsonin dhe Britaninë e Madhe për reagimin e tyre ndaj pushtimit rus.

Në një intervistë për revistën “Economist”, ai tha: “Britania është padyshim në anën tonë… Nuk po kryen një akt balancues”.

“Për të qenë i sinqertë, Johnsoni është një udhëheqës që po ndihmon më shumë. Udhëheqësit e vendeve reagojnë sipas mënyrës se si veprojnë zgjedhësit e tyre. Në këtë rast, Johnsoni është një shembull”, ka thënë ai.

Zelenskyy dhe Johnsoni kanë mbajtur kontakt të rregullt përmes telefonit.

“Britania dëshiron që Ukraina të fitojë dhe Rusia të humbasë, por unë nuk jam gati të them nëse Britania dëshiron që lufta të zvarritet apo jo”, ka shtuar ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputetët e Kuvendit të Kosovës sot do të mblidhen në…