![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2023/01/Dnipro.jpg)
Zelensky dënon heshtjen frikacake të popullit rus, pas masakrës së Dnipros me 35 viktima
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka dënuar heshtje frikacake të popullit rus, pas sulmit me raketa në një ndërtesë në qytetin e Dnipros, që vrau të paktën 30 persona.
“Heshtja juaj frikacake, përpjekja juaj për të pritur fundin e asaj që po ndodh, do të përfundojë vetëm në faktin se një ditë po këta terroristë do të vijnë për ju”, tha presidenti ukrainas në fjalimin e përditshëm video të mbrëmjes.
Zelensky shtoi se ka marrë shumë mesazhe simpatie nga e gjithë bota.
Dhe, duke iu drejtuar rusëve në gjuhën e tyre, ai vuri në dukje “se edhe tani ata nuk kanë mundur të thonë fjalë dënimi kundër këtij terrori”.
Orë pas ore, numri i të vdekurve rritet në Dnipro, skena e masakrës së fundit, një nga më të rëndat, në konfliktin në Ukrainë.
Numri i të vdekurve nga sulmi rus i së shtunës në një ndërtesë apartamentesh është rritur në të paktën 35, sipas guvernatorit të rajonit të Dnipropetrovskut, Valentyn Reznichenko.
“Sulmi armik mori jetën e 35 banorëve të ndërtesës. Fati i 35 banorëve të tjerë të ndërtesës nuk dihet”, tha Reznichenko.
Vazhdojnë kërkimet për personat e bllokuar nën rrënoja. Operacionet e shpëtimit kanë nisur prej afro 40 orësh.