Zelensky dhe Navalny ndër pretendentët për Çmimin Nobel për Paqe
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy dhe aktivisti rus, Alexei Navalny janë në garë për Çmimin Nobel të Paqes të këtij viti. Vendimi i takon Komitetit Norvegjez të Nobelit, i përbërë nga pesë anëtarë të zgjedhur nga Parlamenti norvegjez.
Mes 351 të nominuarve, Zelensky dhe Navalny janë të preferuarit, por ekspertët kanë thënë se shanset e tyre janë të pakta, veçanërisht pasi Zelenskyy është një udhëheqës në një kohë luftë dhe fokusi i komitetit në Rusi vitin e kaluar ndikon në shanset e të dy burrave. Lista e plotë e kandidatëve mbetet sekrete, por emrat e zbuluar përfshijnë ambientalisten Greta Thunberg, kreun e opozitës ruse, Vladimir Kara-Murza dhe protestuesin kinez Peng Lifa. Laureati merr jo vetëm një medalje dhe diplomë, por edhe 11 milionë korona suedeze (afërsisht 812 306£). Fituesi do të shpallet zyrtarisht më 6 tetor, me ceremoninë e planifikuar me 10 dhjetor në bashkinë e Oslos.