Zelensky e dekoron Xhaferin me urdhrin “Princ Jarosllav i Urti”

22 tetor 2022 | 22:11

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, e ka dekoruar kryetarin e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferin, me urdhrin “Princ Jarosllav i Urti”.

“Jam veçanërisht i nderuar nga lajmi se presidenti Zelenski me Dekretin numër 734/2022 më ndan Dekoratën Jarosllav i Urti për merita personale të rëndësishme në përforcimin e bashkëpunimit ndërshtetëror, mbështetjes së sovranitetit dhe integritetit territorial të Ukrainës, për kontributin e konsiderueshëm në popullarizimin e shtetit të Ukrainës në botë”, ka shkruar Xhaferi në “Facebook”.

“Isha burrështetasi i parë nga rajoni i cili e vizitoi Kievin sepse isha dhe jam i bindur se tmerri dhe pasojat e agresionit, por në të njëjtën kohë, guximi dhe optimizmi i ukrainasve dëshmohet personalisht”, ka shkruar Xhaferi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një femër ka ndërruar jetë mbrëmjen e kësaj të shtunë…