Zelensky e ka një lajm të mirë për Ukrainën

08 shtator 2022 | 08:18

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka thënë se ka “lajme të mira”. Ai ka treguar se forcat e armatosura të Ukrainës kanë rimarrë disa vendbanime të pushtuara nga Rusia muaj më parë.

Zelensky nuk pranoi të përmendte se cilat vende kanë rimarrë.

Edhe zyrtarët amerikanë kanë njoftuar se Ukraina po bën “përparim të ngadaltë, por domethënës” kundër forcave ruse.

Mbrëmë vonë presidenti Zelensky tha se ka “lajme të mira” për suksesin e përfolur të trupave ukrainase.

“Çdo qytetar ndihet krenar për ushtarët tanë”, tha ai, duke përmendur njësi të veçanta ushtarake dhe duke duartrokitur trimërinë e tyre në luftime.

Gjithashtu, ai tha: “Tani nuk është koha për t’i emërtuar vendbanimet në të cilat kthehet flamuri ukrainas”.

Ukraina ka forcuar sigurinë operacionale javët e fundit, duke dhënë pak informacione në lidhje me një kundërofensivë të pritshme në lindje dhe jug.

Ushtarët ukrainas kanë nisur një ofensivë në jug-lindje të Kharkivir, drejt rajonit lindor të Donetskut, mbi të cilin Rusia ka mbajtur kontroll të konsiderueshëm ushtarak që nga fillimi i luftës gjashtë muaj më parë.

Disa raporte sugjerojnë se forcat ukrainase mund të jenë disa dhjetëra kilometra larg qytetit Izyum, një hallkë e rëndësishme në zinxhirin e furnizimit ushtarak të Rusisë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Më 24 shkurt të këtij viti nisi pushtimi i Rusisë…