Zelensky e pranon: Rusia e ka marrë nën kontroll Bakhmutin

21 maj 2023 | 09:50

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, duket se ka konfirmuar se Rusia ka fituar betejën e gjatë dhe të përgjakshme për qytetin e Bakhmutit.

I pyetur të dielën nëse Ukraina ka kontrollin e qytetit lindor të saj, Zelensky tha: “Unë mendoj se jo”.

Qyteti është shkatërruar tërësisht, tha ai.

Udhëheqësi i grupit paraushtarak rus Wagner tha në një video të shtunën se forcat e tij kanë pushtuar qytetin – një pretendim që zyrtarët ukrainas fillimisht e mohuan.

Analistët thonë se Bakhmuti ka pak vlerë strategjike për Moskën, por kapja e tij është një fitore simbolike për Rusinë pas betejës më të gjatë të luftës së Ukrainës deri më tani, raporton BBC.

Zyrtarët perëndimorë vlerësojnë se midis 20 mijë dhe 30 mijë trupa ruse janë vrarë ose plagosur në Bakhmut, ndërsa ushtria e Ukrainës ka paguar gjithashtu një çmim të rëndë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një person ka raportuar në polici të shtunën rreth orës…