Zelensky e pranon se anëtarësimi në NATO ka “ngecur”

17 shkurt 2022 | 16:01

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka thënë të enjten se Kievi ka pasur shanse për tu bashkuar me NATO-n.

Por sipas tij, pavarësisht ambicieve të shtetit të tij, brenda aleancës ka pasur rezistencë për mosanëtarsimin e Ukrainës.

“Ne si vend do të donim të bashkoheshim me NATO-n. Por procesi ka ngecur. Janë disa arsye për këtë. Jo vetëm Rusia është kundër anëtarësimit të Ukrainës në NATO”, ka thënë ai për të përditshmen gjermane “Bild”.

Zelensky ka thënë se ka vende anëtarë të NATO-s, që mbështesin Moskën për pozicionin e saj kundër anëtarësimit të Ukrainës.

Ai nuk ka pranuar të përmendte vendet, duke shtuar se “nuk e kemi të lehtë me këto vende dhe nuk duam asnjë rrezik apo konflikt diplomatik”.

Zelensky ka thënë se populli ukrainas duhet të jetë në gjendje të vendosë nëse do t’i bashkohet NATO-s, por se një referendum në këtë pikë do të kishte pak kuptim.

“Rruga për në NATO dhe BE është shumë e gjatë. Ukraina ka nevojë për disa garanci sigurie gjatë rrugës”, ka thënë ai, duke kërkuar mbështetjen e vendeve anëtare të NATO-s.

“NATO është garancia për sigurinë, këtë duam të arrijmë. Kjo garanci për ne do të thotë se ne nuk do ta humbim pavarësinë”, ka thënë ai.

Ukraina ka thënë prej kohësh se dëshiron t’i bashkohet aleancës ushtarake.

Kremlini këmbëngul se NATO nuk duhet ta pranojë kurrë Ukrainën dhe duhet të tërheqë forcat e saj pranë kufijve të Rusisë.

Por Perëndimi ka refuzuar atë që e quan ofertë nga Moska për të diktuar të ardhmen e partnerëve të pavarur dhe e kërcënoi Moskën me “kosto të rënda” nëse sulmon Ukrainën.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shkruan: Hisen Berisha, deputet i Kuvendit të Kosovës Si deputet…