Zelensky emëron ministrin e ri të Jashtëm
05 shtator 2024
| 14:13
Deputetët ukrainas kanë votuar për të pranuar dorëheqjen e ministrit të Jashtëm, Dmytro Kuleba.
Largimi i tij është pjesë e një riorganizimi të madh të urdhëruar nga presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, i cili ka thënë se Ukraina ka nevojë për “energji të re” në një kohë kritike në luftën kundër Rusisë.
Zelensky ka propozuar Andrii Sybiha si zëvendësues të tij, shkruan “Sky News”.
Është raportuar se Kuleba mund të jetë detyruar të largohet sepse ai ka pasur përplasje me shefin e zyrës së Zelenskyt, Andriy Yermak.