Zelensky, Erdogan dhe Guterres takohen në Lviv këtë javë

16 gusht 2022 | 20:20

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, homologu i tij turk Rexhep Tajip Erdogan dhe shefi i OKB-së Antonio Guterres do të takohen të enjten në Ukrainë, njoftuan Kombet e Bashkuara.

“Me ftesë të presidentit Volodymyr Zelensky, Sekretari i Përgjithshëm do të jetë në Lviv të enjten për të marrë pjesë në një takim trepalësh me Presidentin Rexhep Tajip Erdogan të Turqisë dhe udhëheqësin ukrainas”, tha të martën zëdhënësi i Guterres.

Guterres më pas do të vizitojë qytetin port ukrainas të Odessa në Detin e Zi të premten përpara se të niset për në Turqi. /abcnews.al

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Legjenda e rrokut rus Yuri Shevchuk u dënua dhe u…