Zelensky falënderon Bidenin për mbështetjen: Është jetike për Ukrainën

12 korrik 2024 | 08:26

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, ka postuar në platformën X një video nga takimi me presidentin e ShBA-së, Joe Biden, duke shkruar se e vlerësojnë vendimin e tij për ta forcuar mbrojtjen ukrainase ajrore me pesë sisteme të reja Patriot dhe dhjetëra sisteme të tjera.

ShBA-ja dhe aleatët kanë shprehur mbështetje për Ukrainën.

“I jam mirënjohës presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ekipi i tij, administratës, Kongresit – të dyja partive, të dyja dhomave – dhe gjithë popullit amerikan për mbështetjen e tyre jetike për ukrainasit. Së bashku, ne po shpëtojmë jetët e njerëzve tanë”, ka shkruar Zelenskyy.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputetë e Kuvendit të Kosovës në seancën e 11 korrikut…