Zelensky falënderon ShBA-në dhe Gjermaninë për sistemin e ri “Patriot”

06 janar 2023 | 08:44

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyy, falënderoi të enjten Shtetet e Bashkuara për vendimin e tyre për të dërguar automjete të blinduara dhe një sistem shtesë të mbrojtjes ajrore Patriot në Ukrainë, shruan AP, transmeton Klan Kosova.

Kjo masë përfaqëson një përmirësim të rëndësishëm në fuqinë e armatimit të kërkuar urgjentisht nga Zelenskyy në luftën kundër pushtimit të Rusisë.

SHBA do të sigurojë automjetet e saj luftarake Bradley, ndërsa Gjermania po dërgon automjetet e saj Marder. Gjermania gjithashtu do t’i sigurojë Ukrainës një bateri Patriot – e dyta u nis për në vend pasi SHBA tha muajin e kaluar se do të dërgonte një nga sistemet e fuqishme të mbrojtjes ajrore.

“Sot do të doja të falënderoja personalisht Presidentin Biden dhe kancelarin Scholz për vendimin për të forcuar mbrojtjen tonë, një vendim shumë i rëndësishëm”, tha Zelenskyy në fjalimin e tij të rregullt televiziv të natës.

“Ne do të kemi një tjetër bateri Patriot dhe automjete të blinduara të fuqishme – kjo është me të vërtetë një fitore e madhe për shtetin tonë” shtoi ai.

Njoftimi për një bateri të re erdhi në një marrëveshje të përbashkët gjermano-amerikane, pasi kancelari Olaf Scholz foli me Presidentin e ShBA-së Joe Biden.

Presidenti ukrainas tha gjithashtu se rusët “duan të përdorin Krishtlindjet si një mbulesë për të ndaluar përparimin e djemve tanë në Donbas për një kohë dhe për të sjellë pajisje, municione dhe njerëz të mobilizuar më afër” në pozicionet ukrainase.

Ndërkaq, presidenti rus, Vladimir Putin, ka urdhëruar forcat e tij të armatosura të respektojnë një armëpushim të njëanshëm 36-orësh në Ukrainë këtë fundjavë për festën e Krishtlindjeve Ortodokse. Kievi tregoi se nuk do ta ndjekë kërkesën.

Zelenskyy përmendi gjithashtu thirrjen e tij me presidentin turk Rexhep Tajip Erdogan.

“Ne folëm për hapat e nevojshëm për të garantuar sigurinë ushqimore, çfarë duhet bërë për sigurinë bërthamore dhe parandalimin e çdo incidenti rrezatimi, kërcënimin e të cilit, për fat të keq, Rusia e ka bërë mjaft real”, tha Zelenskyy.

Putin lëshoi urdhrin e armëpushimit pasi Erdogan i kërkoi atij në një telefonatë të zbatonte një “armëpushim të njëanshëm”, sipas zyrës së presidentit turk.

Erdogan gjithashtu i tha Zelenskyyt më vonë përmes telefonit se Turqia ishte e gatshme të ndërmjetësonte një “paqe të qëndrueshme”.

Udhëheqësi turk ka bërë oferta të tilla shpesh, ka ndihmuar ndërmjetësimin e një marrëveshjeje që lejon Ukrainën të eksportojë miliona tonë drithë dhe ka lehtësuar shkëmbimin e të burgosurve.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mjafton të mendosh që vetëm me dy orë në ditë…