Zelensky flet në Kombet e Bashkuara: Rusia po përdor si armë grurin dhe energjinë
Presidenti i Ukrainës, Volodomyr Zelensky i është adresuar sot liderëve globalë në Asamblenë e Kombeve të Bashkuara.
Zelensky ka bërë apel për më tepër mbështetje ndaj Ukrainës, teksa ka denoncuar Rusinë, duke thënë se po përdor eksportet e grurit dhe energjinë si armë.
“Fëmijët e rrëmbyer nga Ukraina po mësohen në Rusi se si të urrejnë vendin e tyre. Ky është një gjenocid. Shumë vende këtu në Asamblenë e Përgjithshme mund të zbrazen, nëse Rusia arrin të ketë sukses në Ukrainë.
E ndërsa shtetet po përballen me kërcënimet e ndryshimeve klimatike, teksa vendet po përballen me tornado dhe shkretëtira që përhapen në zona të reja, teksa e gjithë kjo ndodh, Rusia vendos të nisë luftën duke vrarë dhjetra mijëra njerëz”, deklaroi ndër të tjera Zelensky.