Zelensky flet për ofensivën ruse në rajonin e Kharkivit
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky beson se avancimi i Rusisë në rajonin e Kharkvit, është vetëm njëra nga disa valët e ofensivës ruse që do të kryhen.
Këto komente presidenti ukrainas i bëri gjatë një interviste dhënë për AFP-në, transmeton Telegrafi.
Ai pranoi se situata në rajonin e Kharkivit “është e menaxhueshme” por jo edhe e “stabilizuar”.
Zelensky bëri të ditur se trupat ruse kanë avancuar pesë deri në dhjetë kilometra përgjatë kufirit në verilindje – para se të ndaleshin nga forcat ukrainase.
“Ofensiva ruse përbëhet nga disa valë sulmesh. Sulmi i parë ishte ai në rajonin e Kharkivit”, shtoi Zelensky.
“Ne duhet të jemi të vetëdijshëm dhe ta kuptojmë se ata po futen thellë në territorin tonë. Dhe nuk po ndodhë e kundërta – ky është akoma avantazhi i tyre”, shtoi presidenti Zelensky.