Zelensky formon katër administrata ushtarake në rajonin e Kherson
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka nënshkruar një dekret për krijimin e katër administratave ushtarake në rajonin Kherson.
Dekreti me nr. 760/2022 , është publikuar në faqen e kreut të shtetit.
Në zbatim të Ligjit të Ukrainës “Për regjimin ligjor të ligjit ushtarak”, Zelensky urdhëroi krijimin e administratës ushtarake në fshatin Dolmativka në rrethin Skadovsk të rajonit Kherson, administratën ushtarake në qytetit Hola Prystan në rrethin Skadovsk të rajonit Kherson , administratën ushtarake në qytetin Kakhovka në rrethin Kakhovka të rajonit Kherson dhe administratën ushtarake në fshatin Khrestivka në rrethin Kakhovka të rajonit Kherson.
Sipas dokumentit, presidenti udhëzoi Shtabin e Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Ukrainës dhe Administratën Shtetërore Rajonale Kherson, në përputhje me Ligjin e Ukrainës “Për regjimin ligjor të ligjit ushtarak”, për të marrë masa në lidhje me formimin e administratave ushtarake të përcaktuara në nenin 1 të dekretit.
Dekreti hyn në fuqi nga dita e publikimit.