
Zelensky fotografohet përkrah gruas
18 maj 2022
| 08:19
Volodymyr Zelensky është fotografuar përkrah bashkëshortes së tij Olena për herë të parë që nga nisja e luftës në Ukrainë, pothuajse tre muaj më parë.
Çifti ishte i pranishëm në varrimin e presidentit të parë ukrainas, Leonid Kravchuk, ceremoni që u mbajt dje në Kiev.
Muajin e kaluar Olena zbuloi se me bashkëshortin e saj ka folur vetëm në telefon, që në momentin kur Rusia nisi pushtimin e Ukrainës. Ajo u largua nga pallati presidencial në Kiev së bashku me dy djemtë.