Zelensky i bën thirrje bashkësisë ndërkombëtare për t’i luftuar organizatat dhe shtetet terroriste

09 tetor 2023 | 14:09

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky,  ka thënë se komuniteti ndërkombëtar duhet të bashkohet për të luftuar organizatat dhe shtetet terroriste, duke lidhur taktikat e përdorura nga Hamasi në sulmin e tij ndaj Izraelit me ato të përdorura nga Rusia në Ukrainë.

Ai ka thënë se gazetarët izraelitë që kishin qenë në Ukrainë dhe ishin dëshmitarë të pasojave të mizorive në vende si Bucha ku kanë zbuluar varreza masive, tani po shihnin taktika të ngjashme të përdorura në vendin e tyre, raporton “Guardian”.

“Mijëra raketa. Të shtënat me njerëz në makina. Askush nuk u kursye. Vetë terroristët i dhanë botës pamjet e mizorive të tyre dhe ishin krenarë për këtë. Ata madje u përpoqën të poshtërojnë të vdekurit. Të gjitha këto i pamë në Izrael”, ka thënë Zelensky.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola ishte i ftuar në…